NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Liderët e shteteve dhe krerët e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s kanë mbajtur Samitin në Vilnius të Lituanisë. Në komunikatën e përbashkët për media kanë përmendur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu edhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kur kanë përmendur pjesën e dialogut, në komunikatë thuhet se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe specifikojnë se përkrahin gjithashtu edhe përpjekjet e tjera që kanë për synim normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.

“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike. 

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë, t’i kthehen dialogut dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur së fundmi në Bruksel dhe Ohër”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *