“Nata e Shtrigave” në Arabi: Dikur ndalohej, tash e stërmbushur me “përbindësha” 

E quajtur si “fundjava e frikshme”, bulevardi i kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad, u shndërrua në një festë me kostume të frikshme të enjten dhe të premten.

Në Arabinë Saudite festimi i “Halloweenit” dikur nënkuptonte arrestim. Por tash “fundjava e frikshme” e sponsorizuar nga Qeveria mblodhi mijëra njerëz në bulevardin e kryeqytetit, raporton NY Times.

Vizitorëve u lejohej hyrja falas në bulevard me kusht që të mbanin kostume të frikshme.

Qëllimi ishte të krijohej një atmosferë e mbushur me argëtim e emocione teksa njerëzit zbulonin historitë pas kostumeve të ndryshme të personazheve që mbanin veshur.

Ngjarja u kompletua me një shfaqje fishekzjarresh, efekte zanore e dekorime të frikshme.

Festimi i asaj që njihet si “Nata e Shtrigave” është shmangur prej kohësh në vendet e Gjirit shkaku i religjionit.

Arabia Saudite edhe në mars kishte organizuar një ngjarje të ngjashme. Është nga vendet e rralla në atë pjesë të botës që lejon organizime të tilla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *