Dje është kthyer seriali më i popullarizuar “Çka ka shpija” me sezonin më të ri.
Episodi i parë i sezonit të ri u prit sigurisht me shumë kurreshtje nga audienca e madhe dhe besnike e serialit.
Krahas episodit, një tjetër moment është bërë viral në rrjet.
Aktori Naser Rafuna, njëherësh autor i serialit, ka ndarë në Instagram-in e tij një sekuencë nga xhirimet.
Kohën duket që ta ketë shfrytëzuar në maksimum, mes tjerash edhe për të na shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme – repturën.
Naseri ka lënë pa fjalë me artikulimin dhe shpejtësinë e repturës duke performuar, siç janë shprehur komentuesit, më mirë se një përqindje e madhe e estradës.
Momenti s’ka kaluar pa u komentuar nga reperë të njohur si Don Xhoni dhe Lumi B.
Një artist i vërtetë është multidimensional dhe i tillë definitivisht është Naseri!