NASA kërkon vullnetarë për të shkuar në planetin Mars

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA), viteve të fundit ka pranuar qindra aplikacione nga njerëz që kanë interesim të dalin jashtë Tokës, për t’u nisur drejt planetit Mars.

Në thirrjen e NASA-s për vullnetarë (me pagesë), ishte bërë e ditur se të interesuarit do të jetonin për të paktën një vit në një hapësirë artificiale, të krijuar nëpërmjet printerit 3D. Në këtë hapësirë, që gjendet në Qendrën Hapësinore në Houston të SHBA-së, do të qëndronin vullnetarët, me kushte specifike të NASA-s, ndërsa më pas, do të kishin mundësi reale për t’u nisur drejt Marsit.

Ekuipazhi do të përballej me rrethana të reja, përfshirë burimet e kufizuara, vonesat në komunikim dhe prishjet e pajisjeve. Ata gjithashtu do të kryenin “shëtitje testuese” dhe kërkime shkencore, transmeton KOHA.

Por, çka kërkohet për të aplikuar që një ditë të udhëtohet drejt Marsit?

Vullnetari të jetë rreth moshës 30-35-vjeçare, me një diplomë të masterit në fushat e shkencës.

Të jetë në gjendje të mirë fizike, pa probleme dietike.

Vetëm qytetarët amerikanë ose banorët e përhershëm të SHBA-së kanë të drejtë për aplikim.

Përvojë personale dyvjeçare në fushën e tyre ose të paktën 1000 orë si pilot avioni.

Thirrjet e NASA-s për aplikim janë të kohëpaskohshme, gjersa arritjet e Agjencisë drejt planetit të kuq kanë shënuar rritje evidente viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *