Dje u raportua në media se arsimtarja e matematikës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga një shkollë në Komunën e Suharekës për shkak se mbante shami, shkruan gazeta Neutral.
Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.
E për këtë rast, Ministrja e Arsimit ka vendosur të kthej përgjigjje në koment një qytetari duke i thënë se ky vendim është i paligjshëm dhe i padrejtë.