Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Saraishtë të komunës së Ferizajt.
Mësohet se bëhet fjalë për Dardan Osmanin, ndërsa për vdekjen e Dardanit ka shkruar edhe vëllai i tij.
Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se Dardani ka qenë vëllai më i vogël, ndërsa tha se për procedurat tjera do të njoftojnë me kohë.
“NA KËPUTE SHPIRTIN O VLLA Sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroj jetë vëllau ynë i vogël Dardani. Na vyshke zemren o vlla. Na kalle zemren o zemra jonë! Të nderuar miq, për të gjitha procedurat e tjera ju njoftojmë me kohë!”, ka shkruar ai.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli i cili tha se rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML.