Musliu Shoshi pyet Qeverinë: Pse bën me pagu rrymën në Veri e nuk bën me pagu për vetaran dhe ish të burgosur politik

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo para komisionit sot ka pyetur pse bën qeveria me pagu rrymën në Veri e nuk bën me pagu për veteranët ddhe ish të burgosurit politik.

Musliu Shoshi po ashtu ka propozuar që Qeveria të merr një vendim për ndarje të mjetve për subvencionimin e shërbimeve komunale( rryma, uji, mbeturinat) për veteranët dhe ish të burgosurit politik që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Postimi i plotë:

Pse bënë qeveria me pagu rrymën në Veri e NUK bënë me pagu për VETERAN dhe ish të BURGOSUR POLITIK?Propozova që Qeveria të merr vendim për ndarje të mjetve për subvencionimin e shërbimeve komunale( rryma, uji, mbeturinat) për VETERANËT dhe ish të BURGOSURIT POLITIK që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.Qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj Kuvendit, e jo të i ik diskutimit për çështjet e hapura me Serbinë.Deputetët e mazhoracës nuk duhet të luajnë avokatin e dobët të qeverisë, por të kryejn punën e tyre në të mirë të qytetarëve dhe të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *