Musliu thirrje pozitës dhe opozitës: Mos t’i lejojmë deputetët e Listës Serbe të futen në Kuvend

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë thirrje te kolegët e saj deputetë që mos t’i lejojnë përfaqësuesit e Listës Serbe që të futen në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se nëse këtë nuk e bën Këshilli Qendror i Zgjedhjeve apo Gjykata Kushtetuese, duhet ta bëjnë vetë të zgjedhurit e popullit, pa dallim partie.

“Nese jo KQZ-ja e Kushtetusja m, duhet te mobilizohem ne, deputetet e Kuvendit te Kosoves,  pa dallim partie, pozite e opozite dhe mos  ti lejojme deputetet e Listes Serbe me u fute ne Kuvend . Çka eshte mjaft është mjaft!”, shkroi ajo.

Nese jo KQZ-ja e Kushtetusja m, duhet te mobilizohem ne, deputetet e Kuvendit te Kosoves, pa dallim partie, pozite e…Posted byGanimete Musliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *