Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, mendon se pas marrëveshjes së Ohrit vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo ka bërë me dije se shef i ekzekutivit me këtë marrëveshje ka shkelur të gjitha zotimet që i kishte dhënë para votuesve të tij.
Musliu-Shoshi ka vlerësuar se rruga më e mirë do të ishte që Kurti kthej mandatin tek qytetarë dhe në zgjedhje të përballet me votuesit e tij.
Megjithatë, ajo nuk e pret që një gjë e tillë të ndodh. Sipas saj, pavarësisht shkeljeve të primeve, Kurti do të bëj gjithçka për të qëndruar në pushet.
Anëtarja e Komisionit për Politikë të Jashtme ka folur edhe për dyvjetorin e Qeverisë Kurti.
Deputetja e PDK-së ka vlerësuar se kjo qeveri do të mbahet mend për shkelje të secilit premtim dhe të secilit parim.
“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime shumë dhe me zgjidhje për secilin problem që qytetarët e vendit kanë – ju kujtohet se si Kurti opozitar madje i tregonte edhe me cent sa do të bëhen çmimet në qeverisjen e Vetëvendosjes.
Mirëpo, në këto dy vite, është treguar që kjo qeveri as nuk di e as nuk do t’i zgjidhë hallet e qytetarëve. Janë tërësisht të shkëputur nga realiteti! Këto dy vite të kësaj qeverie mund të përmblidhen në: shumë fjalë e aspak punë, shkelje të Kushtetutës, dialog pa parime e me autonomi për serbët, ulje pagash e rritje çmimesh, prishje të marrëdhënieve me aleatët, dhe shkarkim ambasadorësh pa kriter për të mbrojtur skandalin në rastin Berishaj nga i gjithë aparati shtetëror”.
“Për shkelje të secilit premtim e të secilit parim. Qeveritë e kaluara kanë pasur të meta, por edhe janë kryer punë. Mos të harrojmë, Kosova që e kemi sot, me infrastrukturën më të mirë në rajon, paga më të mira krahasuar me rajonin dhe rritjen më të madhe ekonomike krahasuar me të gjithë fqinjët tanë, e kemi falë atyre qeverive të kaluara.Qeveria aktuale i ka bllokuar të gjitha investimet kapitale, ndërkohë që inflacioni është në nivelet më të larta. Nuk ka asnjë zhvillim e asnjë investim. Ndërkohë, retorika boshe e plotë rima e kryeministrit dhe vartësve të tij mundohet të na e paraqes një realitet inekzistent, gjoja se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë. E vërteta është se përpos urës së famshme tanimë të Saradranit, kjo qeveri nuk i ka ofruar asgjë qytetarëve të këtij vendi.
Ndërkaq, fusha të cilën unë e mbuloj më së shumti – politika e jashtme – është në gjendje të mjerueshme. Ministrja jonë e Punëve të Jashtme vizitat e vetme që i zhvillon janë tek familja e saj në Gjermani, dhe tash vonë e pati një vizitë në Portugali e dje në Belgjikë. Pjesën tjetër të botës, kryediplomatja jonë e përcjellë nëpërmjet Atlasit. Pra, kaq është politika e jashtme e Kosovës, ndërkohë që Shërbimi i Jashtëm vazhdon të mbetet jofunksional për shkak të gjuetisë së shtrigave që Gërvalla e ka filluar brenda që nga marrja e mandatit.”