Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Kuvendi i Kosovës ka sulmuar kkryeprokurorin Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Sipas tij, Isufaj është prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe “dëshiron të bëhet kryeprokuror”.
Për këto deklarata të shefit të qeverisë ka bërë një reagim deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Sipas saj, Kurti sapo bëri goditjen më të rëndë në drejtësi direkt nga Kuvendi
“Albini sapo beri goditjen me të rënd në Drejtesi direkt nga Kuvendi i Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.