Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, gjatë fjalimit të saj në Kuvend e lexoi një mesazh që e kishte marrë nga një polic kufitar.
Musliu tha se nëpërmjet këtij mesazhi nënkuptohet se gjendja është e tmerrshme.
“Jam polic kufitarë, dhe gjendja në policinë kufitare të vijës së gjelbër është e mjerueshme. Nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjienike bazike. Rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara”, tha Musliu.