Musliu e lexon mesazhin e policit kufitar: Nuk kemi vetura të blinduara, rrezikshmëria është e lartë

Po mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po trajtohet draft-rezoluta për mbështetjen financiare të policisë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, gjatë fjalimit të saj e lexoi një mesazh që e kishte marrë nga një policor kufitar.

Nëpërmjet këtij mesazhi bëhej e ditur se gjendja është e tmerrshme.

“Jam polic kufitare, dhe gjendja në policnë kufitare të vijës së gjelbër është e mjerueshme. Nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjienike bazike. Rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara”, tha Musliu.

Në seancë po mungon shumica, pra deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të pranishëm janë vetëm ata të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *