Startupi xAI për Inteligjencë Artificiale në pronësi të Elon Musk do të lansojë modelin e tij të parë me AI për një grup të përzgjedhur të shtunën, deklaroi të premten Musk.
Kjo vjen gati një vit pas debutimit të chatbotit ChatGPT me Inteligjencë Artificiale, që shpejt fitoi popullaritet në mesin e përdoruesve në mbarë botën, transmeton Telegrafi.
ChatGPT u lansua nga kompania OpenAI, ku shefe e teknologjisë në këtë kompani është inxhinierja shqiptare Mira Murati.
Musk kishte bashkëthemeluar OpenAI në vitin 2018, por u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018.
“Në disa aspekte të rëndësishme, ai (modeli i ri i xAI) është më i miri që ekziston aktualisht”, postoi ai në platformën e tij të mediave sociale X