Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria është në proces të ligjit të ri mbi tatimet dhe se tani po ndiqen kushtet e ligjit aktual.
Ai u ka propozuar komunave të japin nga 100 euro për secilin tatimpagues për pronë sivjet.
Do ta ndryshojmë ligjin por të sulmohet ministria pse nuk ka informuar qytetarët, duhet të kërkohet nga komunat e jo nga unë. Me nismë ligjore keni mundur ta ndryshoni edhe ju. Si ministri ne po e ndryshojmë ligjin. Kjo është ajo çka parashohim të bëjmë. Unë sugjeroj që komunat le t’ua falin 100 eurot e para secilit tatim pagues të tatimit për pronë. Nënkupton nëse merren 15 mijë euro që janë të liruara për banimin primar rezidencial, nënkupton përafërsisht diku 70 mijë euro vlerë shtesë. Pra nëse e marrim pragun 0.15%. Nënkupton që për secilin qytetar, 90 mijë eurot e para do të ishin pa tatim sivjet. Ky është propozimi qe e ka ministria e Financave. Për 90 mijë eurot e para të pronës ne si ministri e mbështesim që të falet, a jeni ju që të falet”.
Kundër këtij propozimi të Muratit është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani
Më e rëndësishme do të ishte pezullim ndoshta deri në një datë. Të krijonim një komision parlamentar që do të gjente një zgjidhje bashkërisht edhe me komunat. Mendoj që ky propozimi për falje e 100 eurove nuk është korrekt. Është mirë të dakordohemi, që të fillojmë ta rishikojmë ligjin, t’i përmirësojmë gabimet që janë bërë”, ka thënë Rrahmani.