Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar të ndajë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 7-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të KF. Llapi, Muhamet Hyseni.
Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani, Selatin Jerliu, Fatmir Mehmeti, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit te skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Malisheva ishte lojtari më i dobishëm dhe efikas në fushë duke shënuar dy gola, duke i mundësuar ekipit të tij që në minutat shtesë të fitoj 3 pikë të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës në Albi Mall Superliga
Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakel golash edhe në xhirot e ardhshme. për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin “Ylli i Javës”, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam pasur besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët, gjë që u falenderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë Muamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.