Mozziku e përjetëson në trup vëllain e tij Getinjon

Mozzik në trupin e tij ka shumë tatuazhe. Por, koha ideale që të përjetësojë në trup një prej personave më me peshë në jetën e tij, vëllain, erdhi tani!

Duket se hyrja e Getinjos në “Big Brother VIP” e ka bërë reperin pak më melankolik.

Mozzik ka vendosur që portretin e tij ta ketë tatuazh të përjetshëm në krah.

Që prej bashkëngjitjes së Getinjos në BBVK, Mozzik është treguar shumë përkrahës duke e përcjellur vëllain në shumicën e kohës.

Në një postim të pak ditëve më parë, ai ka treguar se shpesh po harron dhe po i shkruan Getit në WhatsApp në lidhje me situatat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *