Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, e ka treguar disa herë afërsinë dhe respektin që gëzon ndaj ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Ai së fundmi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale theksoi se e kishte telefonuar nga Haga, për të uruar për vitin e ri.
Në shkrimin e publikuar në Facebook, artisti tutje shtoi se Veseli ishte mirë dhe se u ka bërë të fala të gjithëve.
Postimi i plotë i Mozzikut:
“Më herët më telefonoi nga Haga !
Edhe nga aj vend i bjen nërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë.
Mirë ish shumë , të fala tha mi bën gjithëve!
I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu.
Deri në takimin e radhës shihemi”.