Mozzik ka një kërkesë për Dua Lipan: K’to ditë që je në Kosovë, vizitoje Prekazin…

Rep-artisti shqiptar Mozzik së fundmi pati një kërkesë publike për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Mozzik përmes një InstaStoy i kërkoi asaj që ta vizitoj Prekazin, shkruan lajmi.net.

“Dua jam shumë krenarë me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin #dontforget”, shkroi ai krahas një imazhi nga Prekazi.

Rikujtojmë se Lipa këto ditë është duke qëndruar në Kosovë ku përformoi në natën e parë të ‘Sunny Hill’.

Ndërsa dje artistja u dekorua me titullin “Ambasadore Nderi” nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *