Ditën e djeshme dy motrat nga Bilishti, Deizi Arapi dhe Xhesika Arapi, 27 dhe 23 vjeç u ndaluan nga policia për prishje të qetësisë publike.
Dy motrat Arapi nën efektin e alkoolit kanë bërtitur dhe ofenduar qytetarët e Bilishtit ndërkohë që ecnin me makinë. Edhe kur janë ndaluar nga policia dy motrat nuk i kanë kursyer të sharat as ndaj tyre.