Mos ndoshta Kiara Tito pranoi se ka dikë jashtë shtëpisë së “Big Brother”?

Një prej arsyeve përse Kiara Tito është në qendër të vëmendjes së publikut të “Big Brother” është marrëdhënia me Luiz Ejllin, me këngëtarin që e ka shprehur hapur pëlqimim, madje dashurinë për të, ndërsa moderatorja është shfaqur më e tërhequr për një histori të mundshme mes tyre. Në fakt ndjekësit e reality-t kanê aluduar gjatë këtyre javëve shpesh herë se Kiara mund të ketë dikë jashtë shtëpisë që e pret, ndërsa edhe në media kanë qarkulluar lajme për partnerin e saj. 

Megjithatë vetë Tito ka qenë e paqartë në lidhje me deklaratat e saj për këtë gjë, teksa në një bisedë me Efin, me të cilën është afruar shumë gjatë kësaj kohe, duket se i ka shtuar dyshimet që mund të kemi në lidhje me një romancë të sajën jashtëz 

Biseda mes tyre ka ndodhur kur dritat janë fikur, teksa Efi i tregon ndjesinë e çuditshme që do ketë kur të rishohë të dashurin e saj jashtë. Qëndrimi brenda pa folur me të dhe pa e parë sigurisht ka impaktin e saj, ndërsa Kiara dëgjohet duke e konfirmuar këtë me frazën:”Më duket sikur e kemi harruar”

Pra mos ndoshta pranoi që do të ketë të njejtij problem me Efin? Apo thjesht po pohonte diçka pa e menduar shumë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *