Ne kalojmë orë të tëra çdo ditë me telefon duke dërguar mesazhe, duke bërë telefonat e duke parë postime të ndryshme në rrjete sociale.
Ata i marrim kudo me vete, madje edhe në vendet që ndoshta nuk duhet.
Mos e mohoni, telefoni është shoku juaj në tualet.
Sipas The List, kompania dezinfektuese Vioguard pretendon se 73 për qind prej marrin telefonin me vete në banjo, dhe kjo po rezulton të jetë e dëmshme.
Sigurisht, ju rrezikoni ta lëshoni telefonin në kanal, por gjithashtu ju vë në rrezik më të madh të sëmundjes dhe infeksionit.
Ekspertët pohojnë se shpërqendrimi i shtuar në fakt mund të ndalojë aftësinë e trupit tuaj për të shkuar në banjë krejtësisht.
Sipas ekspertëve që folën për The Washington Post, pozicioni që merrni për të bërë jashtëqitje ushtron presion mbi venat rreth anusit tuaj, gjë që mund të çojë në hemorroide. Pra, rrëshqitja dhe lëvizja duke bërë “biznesin” tuaj mund t’ju shkaktojë shumë dhimbje dhe kruajtje poshtë.
Një tjetër rrezik për t’u shpërqendruar në tualet mund të jetë ndërhyrja në kontraktimet tuaja natyrore që ndihmojnë në largimin e jashtëqitjes. Pra, nëse luftoni të “shkoni”, kjo mund ta përkeqësojë atë. Gjithashtu, të mos