Granit Cana, ish-banori i “Big Brother VIP” pak ditë më parë u kap mat në momente intime me një vajzë. Teksa ndodheshin në një prej pishinave të Prishtinës, dyshja shfaqeshin duke u puthur e përqafuar. E sigurisht fansat nuk kanë kaluar pa e pyetur për këtë pjesë Granitin, i cili duket se ende nuk është gati të flasë. Modeli u tregua shumë i paqartë në përgjigjen e tij, kur u pyet nëse ka të dashur.“Shh jo po beqar si loti”, shkruan ai. Ju kuptuat gjë?!