Monika Salihu: Na s’mundemi mu bo Jay Z

Këngëtarja Monika Salihu ka kritikuar tekstet dhe spotet e këngëve të realizuara në vend.

Sipas saj, si një nënë këngët që tani shfaqen nuk janë të mira për fëmijë ndonëse janë të shpeshta.

Salihu në emisionin “Dita e Re” në Kanal10 ka kujtuar edhe këngëtarë aktivë e të suksesshëm të skenës muzikore, ndonëse sipas saj, këngët me përmbajtje të lëndëve narkotike janë të tepërta.

Tash kanë ndryshuar gjërat, por janë disa këngë që është mëkat nganjëherë me i lënë fëmijët aty me i dëgju. Unë jam përnime kundër rreptësisht këtyre këngëve me lëndë narkotike. Nuk mundemi ne me u bë Jay Z e Dr.Dre e Eminem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *