Momenti kur greku dhe shqiptari rrahin një person, e bëjnë për spital

Një 32-vjeçar nga Athina dhe një shqiptar banues i përhershëm në Mykonos janë autorët e sulmit të dhunshëm ndaj biznesmenit të ishullit 17 ditë më parë.

Policia ka arritur të arrestojë shqiptarin por jo grekun i cili është autori kryesor.

Ditën e sotme mediat greke kanë nxjerrë në dritë një video nga momenti i sulmit ndaj biznesmenit. Në pamje duket momenti kur personi pas furgonit përplas me dashje furgonin, biznesmeni del për të parë se çfarë ka ndodhur dhe më pas autori e godet me sende të forta. Ky i fundit është në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, është arrestuar.

Në lidhje me motivin e ngjarjes oficerët e policisë e kanë cilësuar për shkaqe banale. Vëllai i biznesmenit duke folur për mediat greke ka treguar për situatën në të cilën ndodhet i sulmuari.

“Vëllai im tani është mirë, është i tronditur nga kjo histori. Ata po e shikonin jashtë hotelit tonë. Ishte një tjetër që e priti – ai që u arrestua. Makina që shohim është e vjedhur. Autori është larguar në të njëjtën ditë dhe i arrestuari e ka pritur në një vend tjetër. Ne s’kemi probleme me askënd këtu. Vetëm me një dyqan aty pranë por në përgjithësi nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me askënd. Nga hetimi do të dalë kush e ka bërë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *