Gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona, ku ka pësuar edhe lëndime të lehta në kokë.
Sylën e kishin përcjellur sulmuesit, derisa ka dalur nga ndërtesa e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit e kanë sulmuar tre persona.
Tre personat që e sulmuan gazetarin Valon Syla janë të identifikuar nga Policia e Kosovës, por janë të lirë për momentin.