Portugalia ka shënuar mbrëmë një fitore ndaj Uruguait, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.
Goli i parë i Bruno Fernandesit ishte mjaft kontrovers, pasi së pari u duk se Cristiano Ronaldo e shënoi, mirëpo më pas goli iu numërua Fernandesit.
Portugezi fillimisht u gëzua për golin, mirëpo pastaj u zemërua, kur goli u llogarit i Fernandesit, transmeton Klankosova.tv.