Labeli “PINT” performoi natën e tretë të festivalit madhështor “Sunny Hill”.
Reperët MC Kresha dhe Lyrical Son para se të niste kënga “Semafori” u shprehen se në festivalin e kaluar kishin bërë një gabim duke mos i lenë të këndojnë publikun këngën e tyre të preferuar.
Në momentin që u dëgjua në sfond tingujt e parë të këngës “Semafori”, publiku filloi të brohoriste e më pas duke e kënduar të gjithë një zëri këtë këngë.
Nga ky moment janë publikuar disa video nëpër rrjete sociale të cilat tashmë janë bërë virale, e së fundmi një video nga një kënd tjetër e ka publikuar edhe faqja zyrtare e grupit “PINT” dhe faqja e festivalit “Sunny Hill”, të cilët e quajtën këngën ‘Himni i festivalit’.
Një pjesë nga atmosfera e krijuar: