Dy fëmijë të mitur janë shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Plazhin e Ri në Sarandë. Mësohet se fëmijët e moshës rreth 10 vjeç kanë qenë duke u larë në det me komardare kur papritur e kanë gjetur veten shumë larg bregut.
Nga frika dhe paniku ata janë rrëzuar në det dhe fatmirësisht kanë qenë pushuesit e tjerë ata që i kanë shpëtuar në kohë.
Ndërkohë qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se në momentin që fëmijët e mitur po rrezikonin mbytjen, roja nuk ka qenë te vendi ku duhet të qendrojë por duke pirë kafe.
Qytetari raporton:
“Pershendetje joq ,sot dy femi te plazhi i ri sarand u shpetuan mbrekullisht nga njerzit qe ishin ne plazh! prinderit duhet te jen me te pergjegjshem smund ti len femit me komerdare te arrin aq larg sepse femijet i zuri paniku dhe filluan te bertisnin dhe leviznin per fat be momentin qe u rrezuan pushusit arriten dhe i shpetuan nderko roja bregdetare rrin jo te vendi ti por posht pi kafe dhe muhabet me njerzit! ju pershendes dhe prinderit me te ndergjegjshem dhe ti mbajn pran vetes femijet”.