Janë një nga çiftet më të lezetshme të shoubizit shqiptar, por njëkohësisht edhe më hermetikët pasiqë prej kur është bërë lidhja e tyre publike, Eni dhe Genci kanë qëndruar larg syrit të kamerës.
Por, ata herë pas herë ndajnë me ndjekësit e tyre në facebook disa nga eksperiencat e përbashkëta.
E një ndër to ndodhi mbrëmë.
Eni Koçi ka vendosur të shikoj një film në një nga kinematë e kryeqytetit, “Ticket to Paradise” e shfaqja e saj të enjtën ishte e dedikuar vetëm për femrat, por Eni pa e ditur i ka blerë dy bileta për vete dhe për Gencin, e këtë moment e ka treguar artisti në Facebook.
“Eni sot i preu dy bileta për kinema. Filmi: Ticket to paradise. Jam i vetmi mashkull në sallë”
Teksa në planin muzikor para katër muajsh çifti sollën edhe një bashkëpunim të titulluar “Ama”, teksa nuk kanë paralajmëruar ndonjë projekt të ri për momentin./Neutral