Një ndër moderatoret më të pëlqyera dhe dashura për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Liberta Spahiun, e cila së fundmi është pyetur se me cilin prej ish-ave do të dëshironte të kalonte një natë, teksa ajo nuk ka nguruar dhe ka thënë se me të gjithë.
“Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi bashkë?”– u pyet moderatorja, e cila është përfolur për lidhje me kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.
“Unë si unë si Libertë do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq, edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre kam qenë shumë korrekte transparente dhe e drejtpërdrejtë që kam thënë “gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë.” Edhe nëse më pyesin unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë. Unë do doja që ish të dashurit e mi t’i kisha shokë. Nuk dua t’i kem armiq. Madje kam tentuar t’i kem në emision por s’më kanë ardhur kurrë”, tha Liberta.