“M’ka shkel një Golf 2”/ Vaki kosovare: 36-vjeçari i Shtimes e “rren” policinë, zbulohet dhe e pëson keq…

Kosova vazhdon të prodhoj çudira çdo ditë.

Në qytetin e Shtimes, një 36-vjeçar e ka cilësuar si punë të mençur ta gënjej Policinë e Kosovës, shkruan Neutral.al

Ai në stacion të policisë ka gënjyer duke thënë se një vetur e tipit “Golf 2” e ka shkelur dhe i ka shkaktuar lëndime në këmbë. Po ashtu ju ka sjell një raport mjekësor për këtë.

Por, policia ka arritur ta zbuloj gënjeshtarin. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit, ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm” me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm i rastit

Me datën 18.06.2022 në ora 10:25, personi me inicialet M.SH ( M/K) i moshës 36 vjeçar kishte raportuar në stacionin policor në Shtime një rast të lëndimit trupor , sipas tij lëndime trupore në këmbë i kishte shkaktuar një automjet VW Golf II , në rrugën ‘’ Tahir Sinani ‘’ në Shtime, për këtë kishte ofruar edhe raport mjekësor.

Hetuesit policor nga stacioni në Shtime, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i kishin marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin .

Pas një pune hetimore për disa ditë, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policor kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative se i dyshuari M.SH, kishte lajmëruar rrejshëm rastin lëndim trupor dhe me datën 13.07.2022 , i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime .

Pas intervistimit nga hetuesit policor, ai në tërësi e ka pranuar veprën dhe me vendim të Prokurorit të rastit, ndaj tij është inicuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’ me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *