“Mjeku më zhveshi në oborr të QKUK-së”

Hjekat që i pati në lëvizje përgjatë viteve, i erdhën maje hundës.

Andaj Faruk Kukajt që vuan nga paraliza cerebrale e bëri nijet t’i drejtohet Gjykatës.

Ky paditi për diskriminim Komunën e Prishtinës, me të cilën po ballafaqohet në seancën e tretë, njofton Klan Kosova.

Ankesat e tij për mungesë të kushteve në lëvizje rrugëve të kryeqytetit, ia vërtetoi edhe ekspertiza e bërë në terren nga arkitektja, Medina Çeko, që u prezantua të martën në gjykatore.

Mbrojtësi i paditësit, kërkoi që të caktohet një ekspert financiar që të caktohet dëmi i shkaktuar nga e paditura, por gjykata refuzoi një gjë të tillë.

Palët u dakorduan që fjalën përfundimtare ta dërgojnë në formë të shkruar, derisa atë do ta elaborojnë në seancën që do të mbahet më 14 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *