Mjekët nuk i japin shpresa jete të riut që u përplas nga anija, ka nevojë urgjente për gjak

Një çift të rinjsh janë plagosur ditën e sotme në Jalë pasi një gomone pa drejtues u përplas me çadrën e tyre. Shtetasi me iniciale A. S., 31 vjeç dhe e dashura e tij me iniciale E. GJ., 25 vjeçe u transportuan në spitalin e Himarës pasi u plagosën nga gomonia.

Por pasditen e sotme 31-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është përkeqësuar. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se e dashura e djalit është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa vetë i riu është në rrezik për jetën. Mjekët nuk i kanë dhënë shpresa ndërkohë që ka nevojë për gjak. Për momentin 31-vjeçari po merr plazmë dhe gjak nga spitali, por të afërmit e tij thonë se ai ka nevojë për çdo lloj gjaku që të mund të mbijetojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *