Mjekët bëjnë mrekullin, ndahen binjakët me trurin e përbashkët, 33 orë në operacion

Binjakët e bashkuar me trurin e përbashkët janë ndarë me sukses pas 33 orësh operacionesh.

Kirurgët kaluan muaj duke provuar teknika duke përdorur realitetin virtual përpara se të fillonin procedurat reale.

Operacionet për ndarjen e tyre u drejtuan nga doktorët Jeelani dhe Gabriel Mufarrej, kreu të kirurgjisë pediatrike në Instituto Estadual do Cerebro Paulo Niemeyer.

Jeelani e përshkroi operacionin si një “arritje të jashtëzakonshme” nga mjekët.

“Jo vetëm që kemi ofruar një të ardhme të re për djemtë dhe familjen e tyre, ne kemi pajisur ekipin vendas me aftësitë dhe besimin për të ndërmarrë një punë kaq komplekse sërish me sukses në të ardhmen. Kjo është e mundur vetëm përmes donacioneve bujare nga anëtarët e publikut.”

Në realizimin e operacioneve janë përfshirë thuajse 100 puonjës të stafit mjekësor.

Sipas shifrave të Binjakëve, një në 60,000 lindje rezultojnë në binjakë të bashkuar, dhe vetëm 5% e tyre janë fëmijë kraniopagus.

Ndahen binjakët me trurin e përbashkët, 33 orë në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *