Raste të dhunimit raportohen gati çdo ditë. Një rast tjetër ka ndodhur në Mitrovicë ku një grua është sulmuar fizikisht nga ish-burri në banesën e këtij të fundit.
Viktima kishte shkuar në banesën e ish-burrit për të marrë vajzën që e kishte nga bashkëjetesa me të dyshuarin për ta dërguar te mjeku.
Sipas viktimës, ajo nga i dyshuari pa vullnetin e saj ishte mbajtur në banesë i cili ja kishte maltretuar edhe vajzën.
I dyshuari nuk është hasur nga policia, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor dhe “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe vazhdon të hetohet.