Mitrovicë/ Familja e raportoi si të zhdukur, vajza e mitur: Isha te shoqja dhe telefoni u prish, s’mund t’iu lajmëroja 

Një vajzë e mitur kishte dalë nga shtëpia e saj në fshatin Kçiq i Madh të komunës së Mitrovicës dy ditë më parë, por nuk u kthye më. Kjo bëri që babai i saj të denoncojë rastin në Polici, duke filluar kështu kërkimet për të, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se babai ka deklaruar në Polici se vajza e tij kishte thënë se do shkojë te një shoqe, por që kur e ka kërkuar atje, ajo nuk ka qenë aty.

E dy ditë më vonë, babë e bijë janë paraqitur në stacionin policor në Mitrovicë, ku para hetuesve policorë e mitura ka deklaruar se ka qenë te një shoqe, por nuk ka arritur t’i lajmërojë prindërit e saj, për shkak se telefoni i saj kishte pasur një defekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *