Kur ndodhin ndarjet mes një çifti, janë burrat kosovarë të cilët nuk mund të pranojnë ndarjen nga partneret e tyre, kështu që nuk i lënë rehat me mesazhe kërcënime.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Mitrovicë, ku një 20-vjeçare ka vendosur që ta denoncojë në Polici ish të dashurin e saj, me të cilin është ndarë dy muaj më parë.
Sinjali mëson se 25-vjeçari dyshohet se sot ka sulmuar fizikisht të renë, e cila ka deklaruar se që prej se janë ndarë ka pranuar mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.
Ajo ka thënë se ish i dashuri i ka dërguar mesazhe ku e paralajmëronte se do ta vrasë atë e më pas edhe vetën.
Si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna fizike, 20-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion për intervistim ku ndaj tij janë iniciuar rastet ‘Ngacmim’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.