Motra e saj e sëmurë ishte arsyeja pse Valbona Mema u detyrua të linte shtëpinë e “BBV”. Para se të dilte ajo ishte në një gjendje të rënduar psikologjike, sipas saj të shkaktuar nga Luizi.
Mirëpo tani që ndodhet jashtë duket se Valbona ka ndryshuar mendim për Luizin, madje e ka konsideruar vëlla.
Luin, unë e kam brenda në zemër. Unë e kam vëlla, djalë. Me Luizin ndaja mëngjesin,”-u shpreh Valbona.
Këngëtarja nuk i kurseu dy fjalë edhe për Armaldon me të cilin nuk kishte një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë.
“Me Armaldon nuk e di, loja është e tillë, por jashtë do të jemi miq të mirë. Jo sa Luizin, Armaldo që ditën e parë më pozicionoi dhe më bëri të qaj,”-tregoi Mema.
Pasi doli nga shtëpia, Valbona reagoi në llogarinë e saj në Instagram, ku tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte mesazhi i postuar krahas një videoje, e cila u fshi shumë shpejt nga ajo.
Pas kësaj këngëtarja ka bërë një tjetër reagim dhe kësaj here ka diçka për të thënë për banorët me të cilët bashkëjetoi për rreth një muaj.
Krahas një videoje, ku banorët po përshëndesin Valbonën, kjo e fundit ka shkruar: “Faleminderit. Ishte eksperiencë shumë e bukur, mbi të gjitha ta kaloja bashkë me ju. Do më mungoni shumë.”