Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Rafah

Luftimet janë ndezur në orët e para të ditës së sotme, ku banorët po raportojnë zhurmën e granatimeve të rënda dhe tanket që përparojnë rreth Khan Younis.

Në Rafah, Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi pretendon se 25 persona u vranë nga sulmet izraelite dje dhe këtë mëngjes, shkruan Sky News.

Kjo ministri tha se 11 palestinezë u vranë nga një sulm ajror izraelit që goditi një tendë pranë  një spitali, ku në mesin e të vrarëve ishte edhe një mjek.

“Sulmi goditi edhe një shtëpi duke vrarë 14 anëtarë të një familjeje”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *