Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se 164 mijë e 388 fëmijë dhe 19 mijë e 753 lehona kanë pranuar shtesat që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot.
Murati ka theksuar se vetëm këtë muaj skemës së shtesave i janë shtuar 10 mijë e 853 fëmijë dhe 1,992 gra i janë shtuar skemës së shtesave për lehona.
“Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema. Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013”, ka shkruar Murati.
Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj.
Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.
Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.
Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.
Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë.