Ministria e Punëve të Brendshme tashmë është furnizuar me material për prodhimin e dokumenteve.
Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, në një përgjigjie për Insajderin ka thënë se një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave.
Ajo tutje ka thënë se në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë.
Sipas saj, pajisja e qytetarëve me dokumente si pasaportë e patent shoferë tashmë ka filluar.
“Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë. Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente personale. Tashme ka filluar pajisja e qytetarëve me dokumente”, deklaroi Fetoshi.