Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren – spiunen ruse, Daria Asmalova.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan.
Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës. Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.”