Minatorët e Trepçës nga sot kanë hyrë në grevë, duke filluar ndërrimi i parë, e më pas kjo do ta mbahet edhe nga ndërrimi i dytë dhe i tretë.
Njëri nga minatorët që ka kërkuar të mos i bëhet i ditur identiteti ka thënë se ka disa arsye pse kanë vendosur këtë formë të të protestuarit.
“Kemi pasë një marrëveshje me kuponë për ushqim ku kemi ngrënë, më pas e kanë sjell një letër ku për secilin punëtor do të vendoseshin para në xhirollogari dhe do ta blinim vetë shujtën ushqimore. Kjo është ndërprerë nga 31 dhjetori, ne po e paguajmë vetë ushqimin tonë që prej fillimit të këtij viti”, ka thënë minatori.
Ai ka shtuar se nga menaxhmeti i Trepçës kanë deklaruar se nga shkurti do të fillojë të implementohet marrëveshja që të hollat t’u vendosen në xhirollogari.