Milot Rashica po vazhdon me formën e mirë, teksa sonte ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 63-të për rezultatin 1:4 në të mirë të Galatasarayt ndaj Alanyasporit.
Për Rashicën ishte ky goli i tij i katërt këtë sezon në elitën e futbollit turk.