Presidenti i Republika Srpska në Bosnjë, Milorad Dodik, ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje.
Në një intervistë dhënë mediumit boshnjak Vijesti, ai ka thënë se Asociacioni do të ketë funksione ekzekutive sikurse i ka Republika Srpska dhe do të këtë raporte të veçanta me Serbinë
“Është shumë mirë që thonë kështu, sepse një ditë do të jetë si Republika Srpska. E kam fjalën këtë në kuptimin thelbësor. Ajo do të quhet Bashkësia e Komunave Serbe dhe do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç i ka Republika Srpska dhe marrëdhënie të veçanta me Serbinë siç ka Republika Srpska. Ky është një problem për ta dhe e gjithë historia qëndron në këtë”, ka thënë Dodik, raporton kallxo.com.