Një incident i ditës së djeshme gjatë protestës në sheshin e Shkupit ku u përfshi një shqiptar i Maqedonisë ka bërë bujë në mediat shqiptare.
Qindra protestues kanë gjuajtur me gur drejt statujës së Skënderbeut dhe dyqaneve përreth, teksa një shqiptar ka dalë me armë duke e mbrojtur.
Shqiptari është vënë në pranga, ndërkohë që asnjëri prej shtetasve maqedonas nuk është arrestuar.
Shtetasit maqedonas kanë provokuar dhe kanë gjuajtur me sende të forta drejt shqiptarëve teksa i riu ka dalë dhe ka shtënë 3 herë me armë për të shpërndarë protestuesit. Të gjithë shqiptarët në atë zonë i kanë detyruar maqedonasit të kthehen prapa.
Ata kanë mbrojtur pronën nga huliganët maqedonas dhe pavarësisht kësaj kanë përfunduar pas hekurave.