Meta kërkon ndëshkimin e autorëve të vrasjes së policit në veri: Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës, teksa ka theksuar gjithashtu se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit në vendin tonë.

“Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri. Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit. Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, thuhet në reagimin e Metës.

Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *