Një mësuese e shkollës fillore,Patrice Brown është pushuar nga puna pasi cilësohej si “shumë seksi” për klasën dhe nxënësit. Patrice Brown thotë se drejtoresha e shkollës në Atlanta nuk pëlqente veshjet e saj të ngushta.
Unë gjithmonë shkoja në punë dhe bëja foto të vetes në ambientet e klasës, duke treguar se sa shumë e dua profesionin tim dhe dukesha bukur ndërsa mësoja të rinjtë. Mësuesit shpesh ngacmohen për pamjen e tyre nga administrata, prindërit, mësuesit e tjerë dhe studentët. Ajo që veshin mësuesit nuk duhet të jetë fokusi. Fokusi duhet të jetë te fëmijët.
Debati mbi veshjen e mësuesve vjen pasi pak ditë më parë një tjetër mësuese e shkollës fillore u kritikua për veshjet e ngushta që sipas prindërve janë shpërqendruese për fëmijët