Një ngjarje tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Lionit në Francë.
Siç raportohet, një vajzë 11 muajshe është vrarë nga mësuesja e saj në çerdhe, shkruan Neutral.al.
Mësuesja besohet se e ka vrarë foshnjën 11 muajshe me acid muratik. Ky lloj acidi është tejet i fuqishëm për të hequr ndryshkun nga hekuri dhe betonin nga tullat e murit.
Foshnja ishte e dy prindërve italianë. Ata ishin me punë në Francë.
Sipas forcave të rendit në Francë, gjatë intervistimit, mësuesja 27 vjeçare e ka pranuar se e ka kryer veprën. Ka treguar se ka marrë një leckë të thatë, e ka bërë me acid dhe më pas e ka futur në gojën e foshnjës.
Foshnja ishte dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht s’u kishte mbijetuar plagëve.
Mësuesja në deklaratën e saj tha se qëllimi i saj nuk ka qenë ta vras foshnjën por ka qenë veprim në zemërim e sipër dhe se nuk i kishte menduar pasojat.
Ajo po mbahet në burg me akuzat për vrasje të qëllimshme. Avokati i mësueses ka kërkuar që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik për klientën e saj.
Në lidhje me këtë çështje nuk janë deklaruar prindërit e viktimës./Neutral.al/