Messi dhe zgjedhja e çuditshme për natën e ndërrimit të viteve, çmenden rrjetet sociale

Leo Messi në qendër të botës. Kapiteni i Argjentinës ka festuar Vitin e Ri në Amerikën e Jugut. Kampioni i freskët i Botërorit e përshëndeti me mirënjohje vitin 2022, duke e pritur fillimin e vitit të ri me një veshje me ngjyrë të gjelbër, që është ngjyra e shpresës.

Kombinimi, për të thënë të vërtetën, ishte mjaft i çuditshëm dhe ka ndezur rrjetet sociale, por ndjekësit e kampionit nga Amerika e Jugut e vlerësuan zgjedhjen.

Futbollisti argjentinas ka shpërndarë një postim në Instagram me partneren e tij Antonela Roccuzzo dhe fëmijët e tyre, ku janë shfaqur në shtëpinë e tij në Funes, në komunën Santa Fe.

Kampioni mban veshur një këmishë jeshile sateni dhe një palë pantallona të shkurtra Bermuda të së njëjtës ngjyrë, me tehe portokalli. Postimi nuk vonoi shumë për t’u bërë viral dhe tashmë ka tejkaluar njëqind mijë komente, të orientuara kryesisht drejt veshjes së futbollistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *